Ka shkuar në 14 numri i të vrarëve në Afganistan, si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur gjatë së mërkurës në një xhami në Kabul dhe në disa automjete në qytetin verior Mazar-i-Sharif, njoftoi “Al Jazeera”.
Nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi në Mazar-i-Sharif, ndërsa pesë të tjerë brenda xhamisë në kryeqytet, sipas zyrtarëve.
Spitali i Emergjencave të Kabulit shkroi në Twitter se 22 të tjerë mbetën të plagosur.
Nga shpërthimi në automjetet e shënjestruara në qytetin verior, sipas Mohammed Asif Wazirit, zëdhënës i emëruar nga Talebanët në provincën Balkh, përveç nëntë të vdekurve, edhe 15 persona mbetën të plagosur.
“Bombat u vendosën në tre minibusë në lagje të ndryshme të qytetit”, ka thënë Waziri.