Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

21 të vdekur nga shpërthimi në një xhami në Kabul

Një shpërthim i madh në një xhami të mbushur me njerëz në kryeqytetin afgan Kabul, ka lënë të vdekur të paktën 21 persona, sipas policisë lokale.

33 persona të tjerë u plagosën, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran, raportoi BBC të enjten.

Shpërthimi i së mërkurës ndodhi gjatë lutjeve të mbrëmjes. Imami i xhamisë raportohet të jetë në mesin e të vdekurve.

Është e paqartë se kush qëndron pas sulmit, një javë pasi një militant i shquar i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) vrau një klerik pro-Taliban në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul.

IS është shfaqur si armiku më i fuqishëm i talebanëve, të cilët morën kontrollin mbi Afganistanin vitin e kaluar. Të dy grupet tani janë përfshirë në një betejë të turbullt dhe të përgjakshme.

Edhe Katër të vdekur pas një shpërthimi afër një xhamie në Afganistan Botë Katër të vdekur pas një shpërthimi afër një xhamie në Afganistan

Forcat e sigurisë tani kanë mbyllur skenën e shpërthimit në Kabul.

Dëshmitarët përshkruan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që thyen xhamat e ndërtesave aty pranë.