Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu bëri thirrje vendeve të tjera, në veçanti Rusisë, Pakistanit dhe Indisë, që të përfshihen më shumë në luftën në Afganistan.
Duke folur për luftën kundër talibanëve dhe kryengritësve të grupit Shteti Islamik, Trump tha se vendet e tjera, që janë më afër rajonit, duhet ta marrin përsipër atë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Përse Rusia nuk është taje? Përse jo India? Përse jo Pakistani? Përse jemi ne, duke qenë 6,000 milje larg", pyeti Trump.
Ai kujtoi se Rusia ka qenë e përfshirë në Afganistan në vitet 1980 dhe tha se përfshirja e saj ka çuar në "falimentimin" dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Trump nuk foli në mënyrë specifike rreth raporteve për tërheqjen e mundshme të 14,000 trupave amerikane nga Afganistani, që aktualisht udhëheqin përpjekjet e NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar trupat lokale.
Fuqitë perëndimore ndodhen në Afganistan qysh në vitin 2001, kur i kanë rrëzuar talibanët nga pushteti.
Muajin e kaluar, Trump ka vendosur për tërheqjen e të gjitha trupave nga Siria, duke shkaktuar shqetësim tek aleatët.