Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohen banorët e rrokaqiellit në Sidnei, dëgjojnë zhurmë të thyerjes së mureve

Banorët e një rrokaqielli në Sidnei janë evakuuar, pasi kanë raportuar se po dëgjojnë tinguj të thyerjes së mureve, njofton agjensia AP.

Më shumë se 140 banorë u evakuuan nga ndërtesa 33 katëshe dhe objekte tjera përreth ndërsa rrugët e afërta dhe një stacion hekurudhor janë mbyllur. Në vendngjarje dolën zjarrëfikësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia lokale tha se banorët u ankuan se po dëgjojnë tingujt e plasaritjes dhe thyerjes së mureve.

Ndërtesa ka 392 apartamente dhe ndodhet shumë pranë dyqaneve në qendër të Sidnejt. Ndërtimi i saj ka përfunduar në muajin gusht të këtij viti.