Një 13-vjeçare e kidnapuar në Teksas u shpëtua në Kaliforni kur kalimtarët e panë shenjën “më ndihmo” që po mbante në një veturë të parkuar, ka thënë policia.
Policia iu përgjigj thirrjes emergjente dhe gjeti “vajzën dukshëm emocionale dhe të stresuar”.
“Kalimtarët ishin në parking kur panë viktimën në një veturë të parkuar që mbante një copë letre me fjalët “më ndihmo” të shkruar në të. Ata menjëherë e thirrën policinë”, ka thënë policia, raportoi Guardian.
61-vjeçari Steven Robert Sablan u arrestua dhe u padit për kidnapim dhe transportim të të miturës me qëllim pjesëmarrjen në aktivitet kriminal seksual.
Hetuesit treguan se viktima kishte qenë afër stacionit të autobusëve kur i dyshuari u afrua me veturë, ia drejtoi armën dhe i tha të futej brenda.
Ata thanë se vajza ishte sulmuar seksualisht.
-
Një e mitur me të meta mendore u rrëmbye në Deçan, dëshmitarët arritën ta shpëtojnë
-
Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për rrëmbim në Drenas, viktima e mitur kthehet te familja
-
Në Drenas dyshohet se një e mitur është rrëmbyer
-
Rrëmbehet një e mitur në Fushë-Kosovë, u fut me forcë në një veturë e më pas u lirua
-
Spanjolli i rrëmbyer u shpëtua pasi arriti të dërgonte koordinata dhe fotografi të veturës