Botë

12-vjeçari ther pesë nxënës dhe mësuesin në një shkollë në Portugali

Shkolla në Azambuja të Portugalisë

Shkolla në Azambuja të Portugalisë

Një 12-vjeçar ka therur me thikë të paktën pesë nxënës dhe një mësues në një shkollë në Azambuja të Portugalisë, raporton “DailyMail”.

Fëmija dyshohet se hyri në shkollë, ku është nxënës, dhe filloi të godiste me thikë të gjithë ata që shihte përpara rreth mesditës të së martës.

Ai kishte veshur jelek antiplumb dhe pretendohet se ka therur katër vajza dhe një djalë – të moshës 12 deri 14 vjeç dhe mësuesin.

Asnjë nga viktimat nuk pësoi lëndime të rrezikshme për jetën. Një 12-vjeçare u dërgua në spital në gjendje më të rëndë.

Nuk është ende e qartë pse ndodhi sulmi.