Botë

Shembet ura në Itali, dyshohet për viktima

Një tjetër ngjarje e rëndë në Itali.

Një urë është shembur në autostradën A10 në Xhenoa dhe bashkë me të, sipas raportimeve të para të mediave italiane, kanë rënë edhe autovetura, çka do të thotë se mund të ketë viktima, transmeton MAPO.

Bëhet fjalë për urën Morandi, që lidh Xhenoan Perëndimore me Ligurian. Një pjesë e urës ka rënë mbi banesa.

Në vend kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.

{gallery}