Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Xhenoa të Italisë rreth 11:50 të paradites. Ura Morandi, në të cilën shtrihet terminali i autostradës A10, ka rënë pjesërisht.
Asnjë detaj nuk dihet akoma. Ajo që është e sigurt, infrastruktura e urës për rreth 100 metra ka rënë.
Sipas medias italiane, mund të ketë makina të përfshira e për pasoje edhe viktima. Në vendngjarje ka mbërritur ndihma e shpejtë dhe policia.
Ndërkohë La Stampa ka publikuar edhe një video se si një kampion shpëton për pak nga humnera.
Artikuj të ngjashëm
-
Shembet ura në Itali, dyshohet për viktima
-
Bilanci i parë i tragjedisë së urës në Itali, 11 të vdekur e 7 të plagosur rëndë
-
Shembet një urë në Norvegji, shpëtohen shoferët e dy automjeteve
-
Autobusi me 50 shtetas ukrainas aksidentohet në Itali, një i vdekur
-
Katër të vdekur në Kinë pasi një urë u shemb mbi autostradë