Ish-drejtuesi i kompanisë që menaxhon autostradat në Itali është dënuar me 12 vjet burgim për shembjen e urës Morandi në Xhenova, në gusht të vitit 2018.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim shumë më të gjatë me burgim për ish-kreun e kompanisë "Autostrade per l'Italia", Giovanni Castellucci.
Dyzet e tre persona kanë humbur jetën kur ura e autostradës, që kalonte përmes qytetit, është shembur gjatë një stuhie shiu në kulmin e sezonit të pushimeve, duke bërë që veturat dhe kamionët të binin në tokë.
Castellucci, i cili tashmë po vuan një dënim prej gjashtë vitesh burgim për një aksident të rëndë rrugor të vitit 2013, ishte një nga 57 të pandehurit në gjyqin e zhvilluar në Xhenova.
Një tjetër zyrtar i lartë i kompanisë së autostradave, Michele Donferri Mitelli, është dënuar me 11 vjet burgim.
Emmanuel Diaz, vëllai i të cilit, Henry, ka humbur jetën gjatë shembjes së urës, i ka thënë televizionit italian se ishte "shumë i kënaqur" me vendimin, ndërsa Egle Possetti, së cilës i ka vdekur motra dhe e gjithë familja e saj, është shprehur se dënimi me 12 vjet burgim për Castellucci-n ishte "i pranueshëm".
-
Franca lidh rritjen e mbytjeve në vend me valët e të nxehtit
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Pezullohen zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, që akuzohen për dallavere me tender
-
Prokurorisë iu deshën 5 vjet që të ngre aktakuzë për tenderin që iu 10-fishua vlera
-
Aktakuzë ndaj katër zyrtarëve për mirëmbajtje të urave – tenderi 500 mijë eurosh përfundoi në 5.3 milionë