Të paktën dy persona kanë vdekur në perëndim të Greqisë, pas shembjes së një ure, raportoi mediumi Metro.
Në pamjet e publikuara shihet ura e shembur, ndërsa raportohet se disa persona kanë mbetur të bllokuar poshtë saj.
“Ua konfirmojmë që ura është shembur. Po e hetojmë rastin. Ka njerëz që kanë mbetur të bllokuar poshtë saj, por s'e dimë numrin e saktë”, u tha nga ekipi i zjarrfikësve.
Përpjekjet për t’i shpëtuar të bllokuarit në urë po vazhdojnë.
Në vendin e ngjarjes, pranë qytetit Patras, kanë dalë disa autoambulanca, ndërsa nga Athina kanë shkuar ekipe të shumta të zjarrfikësve. Ura ndodhet në hyrje të unazës dhe është në ndërtim e sipër tash e dy vjet.
Artikuj të ngjashëm
-
Një urë në Greqi u shemb para tre vjetësh, por shoferët vazhdojnë ta përdorin
-
10 të vdekur nga shembja e një ure të lartë në Indi
-
Të paktën shtatë të vdekur pas shembjes së një ure mbi një tren në Rusi
-
Publikohet momenti kur u shemb ura në Kore të Jugut, të paktën tre të vdekur
-
Dy të vdekur si pasojë e zjarrit në një pyll në Greqi