Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

100 vjetori i themelimit të Jugosllavisë: E dashur, e urryer, e shpërbërë

Më 1 dhjetor 1918 u shpall Mbretëria Jugosllave. Sikur të mos shpërbëhej në vitet e ’90-ta, Jugosllavia do të kishte festuar 100-vjetorin. Një shtet multietnik, një dështim kolosal e megjithatë i mbuluar nga një tis nostalgjie.

Në vitin 1976 unë kam udhëtuar nëpër Jugosllavi duke u ngritur dorën makinave në rrugë, sigurisht për të parë bregdetin. Vite më vonë e kuptova se kisha marrë rreze dielli në territorin kroat. Tito qeveriste ende, më shumë me aureolën e tij se sa vërtet, e megjithatë – socializmi nën palma të dukej i mrekullueshëm. Tre vite më vonë kam shkuar sërish në vendin e vetëadministrimit punëtor.

Liria e Jugosllavisë mes perëndimit kapitalist dhe lindjes komuniste (jo vend i angazhuar në bllok) i bënte për vete si të majtët perëndimorë gjermanë, që nuk e donin politikën amerikane kundër Vietnamit, por që dënonin edhe politikën e gulagëve të sovjetikëve. Edhe unë kam qenë një prej tyre.

Një vend tjetër

Padija ime historiko-politike, naiviteti im i çiftëzuar me optimizmin e paarsyetuar rinor edhe pas vdekjes së Titos (1980) vazhduan ta romantizojnë shtetin e puthur ndërkohë nga vdekja. Pse jo? Dukej sikur shumë gjëra funksiononin…Në parajsën e punëtorëve vetë të punësuarit i përcaktonin qëllimet e sipërmarrjes, përfshirë rroga dhe pagesa të tjera. Të luash tenis në kohën e punës apo të kalosh kohën në kafe, - asgjë e tillë nuk përbënte problem. Udhëtim me orë të tëra me autobus për në Triste thjesht për të blerë, të gjitha ishin të përhapura si një sport popullor, edhe pa bërë kërkesë për ditë pushimi në punë mund të largoheshe. Relaksim i plotë!

Edhe Kolumne 2 muaj më parë Pse nuk u pavarësua Serbia

Por po kaq i famshëm ishte edhe joproduktiviteti jugosllav: Mesatarisht dy orë e gjysmë punë reale për person. Një rekord negativ në Evropë që në vitet 70-të. Motoja e punës – askush nuk mund të paguajë më keq se sa punoj.

Shkrimin e plotë të Volker Wagenerit e gjeni në DW.