Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

100 trupa të paidentifikuar pas përplasjes së trenit në Indi

Pesë ditë pas një aksidenti vdekjeprurës me tre trena që vrau 275 njerëz në Indi, rreth 100 trupa kanë mbetur të pagjetur.

Përplasja e së premtes në mbrëmje në shtetin e Odishas përfshiu dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash i cili nuk ishte në lëvizje.

Më shumë se 1000 të plagosur u dërguan në spitale për trajtim. Shumë familje thonë se janë ende në kërkim të njerëzve të dashur.

Përplasja vdekjeprurëse është aksidenti më madh hekurudhor i Indisë në shekullin e fundit.

Më shumë se 3000 pasagjerë mendohet se kanë udhëtuar me dy trenat.

Në rastet kur ka pasur më shumë se një familje që kanë pretenduar për një trup se është familjar i tyre, është bërë testimi i ADN-së për të ndihmuar me identifikim.