Një djalë është kafshuar dhe zvarritur nën ujë nga një qen i llojit “dingo” në K’gari, Australi, më pak se dy javë pasi një tjetër kafshë është vrarë nga rojet e parkut pasi sulmoi turistët.
Sulmet kanë nxitur paralajmërime që vizitorët të jenë vigjilentë përreth kafshëve dhe të mbajnë fëmijët gjithnjë afër.
10-vjeçari po ecte vetëm buzë ujit të ishullit kur u ndoq dhe sulmua nga “dingo”.
Ai u shpëtua pasi intervenoi motra e tij 12 vjeçe, raportoi Guardian.
Këto kafshë mund të shkaktojnë lëndime serioze te njerëzit dhe kanë kafshuar fëmijë e të rritur shumë herë.
Një “dingo” u eutanazua në fillim të muajit pas disa sulmeve, përfshirë një 7-vjeçar dhe një grua 42 vjeçe.
Artikuj të ngjashëm
-
Pitoni e kafshon dhe e tërheq zvarrë në pishinë australianin 5-vjeçar
-
Policia angleze vret qenin që kafshoi dy persona në Manchester
-
Burri e tërheq zvarrë për ta futur në det, peshkaqeni e kafshon
-
Një 16-vjeçar sulmohet nga peshkaqeni në Australi
-
Kamera kap momentin: Kajakisti gëlltitet nga balena, por shpëton