Policia e Manchesterit u detyrua ta vriste një qen pasi sulmoi dy persona në një rrugë të qytetit.
Oficerët u lajmëruan në Morley Street në Rochdale, Manchester, se një qen i egër po lëvizte lirshëm nëpër rrugë dhe po sulmonte njerëzit, shkruan The Independent të dielën.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, pa se dy persona ishin kafshuar nga qeni i cili po vepronte në mënyrë “agresive”.
Policia ka bërë të ditur se ka gjuajtur në drejtim të qenit për shkak të agresivitetit të tij .
“Oficerët kuptuan se dy pjesëtarë të publikut ishin kafshuar nga qeni i cili po vepronte në mënyrë agresive. Fatkeqësisht, për shkak të natyrës së incidentit, qeni u vra si masë sigurie për shkak të numrit të njerëzve në zonë dhe lëndimeve të shkaktuara”, ka bërë të ditur policia përmes një deklarate për media.
Kjo vjen pasi një numër sulmesh të qenve në muajt e fundit kanë çuar në lëndime serioze, ose vdekje për fëmijët e vegjël.
Edhe
Një foshnje vdiq pasi u kafshua nga qeni i shtëpisë në Angli
Një foshnjë u transportua me helikopter në spital pasi u sulmua nga një qen në Faversham, Kent. Foshnja u dërgua në një spital në Londër me "lëndime të shumta", ndonëse jeta e saj nuk ishte në rrezik.
Daniel John Twigg, 3 vjeç, u vra nga një qen jashtë një prone në Milnrow, Rochdale në maj të këtij viti.
Dhe në mars të këtij viti po ashtu, Bella-Rae Birch vdiq në spital nga plagët e marra pas një sulmi qeni në shtëpinë e saj në Blackbrook, St Helens, Merseyside.