Një pesëvjeçar australian ka mbijetuar pas kafshimit, shtrëngimit dhe tërheqjes zvarrë në një pishinë nga një piton rreth tre herë më i madh se ai.
Beau Blake po shijonte notin në shtëpi atë ditë kur pitoni 3 metra i gjatë e kafshoi, i tha babai i tij një radioje lokale, raportoi BBC.
Djali dhe pitoni ende në trup u tërhoq nga pishina nga gjyshi i tij dhe djali u lirua nga i ati.
Djali arriti të shpëtojë me lëndime të lehta.
Babai tregoi se Beau po ecte përreth pishinës dhe pitoni iu vërsul duke e kafshuar dhe duke iu kapur për këmbe duke rënë në pishinë.
Edhe
10-vjeçari kafshohet e tërhiqet zvarrë nga qeni i egër në një ishull
Pas tij, gjyshi u hodh dhe e nxori djalin bashkë me pitonin ende në këmbën e tij jashtë dhe babai ia hoqi nga këmba.


VIDEO:
