Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, tha se ka rritje të numrit të lëndëve të pazgjidhura në këtë gjykatë, derisa theksoi se kanë problem me lëndët të cilat janë të natyrës civile.
Ai tha se gjatë kohës së pandemisë COVID-19 në Gjykatën e Apelit është rritur efikasiteti në trajtimin e lëndëve.
“Kemi rritje të numrit të lëndëve dhe ky numër i madh i lëndëve faktikisht po na e prish komplet statistikën edhe të departamenteve të tjera të cilat ka një efikasitet të mirë dhe është realisht gjendja nën kontroll. Duhet thënë edhe diçka, që këto lëndë të cilat janë shtuar kohëve të fundit si në gjykatat themelore ashtu në gjykatën e Apelit janë kryesisht të natyrave që kanë të bëjnë me pagesën e pagave jubilare, shujtave, diferencës së pagave dhe disa kërkesa tjera të cilat burojnë nga kontrata e përgjithshme kolektive dhe kontratat kolektive përkatëse sektoriale”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV.
Ai tha se mund të ketë edhe gjyqtarë që nuk munden ta menaxhojnë punën në kuadër të zyrës së tyre, por që u shpreh se në bazë të statistikave secili gjyqtarë i fushës civile e tejkalon normën që është në fuqi.
“A ka gjyqtarë që ndoshta nuk them që janë më neglizhent, por që nuk munden me menaxhu ndoshta punën në kuadër të zyrës së tyre, ose e menaxhojnë në mënyrë pak më ndryshe sesa të tjerët, po ka pajtohem që ka edhe mund të ketë, por mendoj që në bazë të statistikave rezulton që secili gjyqtarë ose statistika e përgjithshme rezulton se secili gjyqtarë i lëmisë civile e tejkalon normën e cila është aktuale”, tha ai në emisionin “Betimi për Drejtësi”.
-
Më 2022, Apeli zgjidhi 17 mijë lëndë, sfidë dorëheqja e gjyqtarëve serbë
-
Bllaca: Dyfishim i lëndëve të pazgjidhura, shkak mosefikasiteti i gjyqtarëve
-
IKD: Numri i lëndëve të pazgjidhura në fushën civile është dyfishuar
-
Gjyqtarët nuk po arrijnë as normën e lëndëve të zgjidhura
-
Vjet u shënua rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore