Nuraje Bllaca, hulumtuese në IKD, ka deklaruar se është dyfishuar numri i lëndëve të pazgjidhura në gjykatat e Kosovës.
Sipas Bllacës, këto të dhëna tregojnë mosefikasitet të punës nga gjyqtarët, derisa shtoi se më së shumti lëndë janë trajtuar për kontratat kolektive.
“Numri i lëndë të pazgjidhura gati është dyfishuar. Në 2018-n kanë qenë 44 mijë lëndë, e në vitin 2020 janë 99 mijë lëndë të pazgjdhura. Ndër arsyet janë lëndët e grumbulluara, bartja vit pas viti bën që të grumbullohen ato. Në vitin 2018 ishin pranuar rreth 19 mijë lëndë, e në 2022-n janë 40 mijë lëndë të pranuar. Këtë e kemi identifikuar edhe nga mosefikasiteti i gjyqtarëve në arritjen e normës në bazë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK)”, ka thënë Bllaca në “60 Minuta” të KTV-së të mërkurën.
Hulumtuesja e IKD-së ka theksuar se në bazë të normës, gjyqtarët duhet të zgjidhin rreth 329 lëndë në vit, e siç ka thënë ajo, nëse kjo do të plotësohej, rreth 9.500 lëndë më pak do të ishin brenda një viti.
“Në momentin kur një gjykatë është e ngarkuar me lëndë e numri i gjyqtarëve është i vogël, normalisht që instituti i transferimit do të ishte mënyra e zhvillimit të problemeve”, u shpreh Bllaca, duke përmendur se në bazë të dhënave për sivjet, po vijon shtimi i lëndëve të pazgjidhura.
Sipas Bllacës, gjykata e Prishtinës ka zgjidhur më së shumti lëndë të kontratave kolektive.
-
IKD: Numri i lëndëve të pazgjidhura në fushën civile është dyfishuar
-
Gjyqtarët nuk po arrijnë as normën e lëndëve të zgjidhura
-
Mosbatimi i Kontratës Kolektive çon në dyfishim të lëndëve në divizionin civil
-
IKD: Gjyqtarët joefikasë, dyfishohet numri i lëndëve civile të pazgjidhura
-
Vjet u shënua rekord i ngritjes së numrit të lëndëve kontestimore