Në buxhetin e propozuar për vitin 2023, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) do të shpenzojë mbi 34 milionë euro, e që në krahasim me vitin paraprak i bie një rritje prej afër 2 milionë euro. Kjo rritje është reflektuar te pagat dhe mëditjet në shumën prej 611,431 euro, pasi sipas projektligjit të ri, numri i punëtorëve në sistemin gjyqësor është ngritur për 50.
Ky buxhet, sipas Avni Mehmetit nga KGjK-ja, nuk është i mjaftueshëm për të përmbushur të gjitha obligimet që ka gjyqësori.
“Ne kemi kërkuar që buxheti i Këshillit Gjyqësor për vitin 2023 të jetë 40 milionë e 559 mijë e 798.45 euro, që nëse e kthejmë në diferencë në raport me kufijtë kërkesat shtesë buxhetore të këshillit janë 6 milionë e 404 mijë e 226, pra përtej këtij kufiri ne kemi kërkuar këto kërkesa”, ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel në KGJK.
Tutje, ai ka shtuar se këto kërkesa kanë qenë me qëllimin që të plotësohen disa vende të punës me staf shtesë për t’i përmbushur kriteret ligjore.
“Kemi kërkuar që të jenë dy gjyqtarë plus përtej asaj që është parapa me kufijtë buxhetor të jenë edhe dy gjyqtarë shtesë në Gjykatën Komerciale, të plotësohen edhe 23 pozita, nëse na u lejohen edhe 23 pozita për gjyqtarë në gjykatat e rregullta. Kemi kërkuar një numër prej 137 bashkëpunëtorëve profesionalë që të përmbushet kriteri ligjor që të kemi një bashkëpunëtor për një gjyqtar siç parashihet me ligj dhe kemi kërku të plotësohen 49 pozita për staf zyrtar ligjor dhe staf tjetër përkthyes, që janë të nevojshme dhe domosdoshme”, ka theksuar Mehmeti.
Edhe
KPK-ja kërkon buxhet shtesë për vitin 2027
Mehmeti tregoi se edhe dy procese të rekrutimit që si dhe programe tjera që do kenë nevojë për buxhet për mbulimin e tyre.
Deputetët opozitarë konsiderojnë se buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm nuk mundëson ushtrimin e funksioneve nga sistemi i drejtësisë.