Ndonëse janë drejtor të së njëjtës Komunë, drejtori i Inspekcionit, Florian Dushi, dhe drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki, shprehin pikëpamje të ndryshme në lidhje me problematiken e moslegalizimit apo mospranimit teknik të ndërtimeve në Prishtinë.
Dushi thotë se pushtetet e kaluara nuk janë marrë me dhënien e lejeve të përdorimit, duke i arsyetuar investitorët, ndërsa Sadiki thotë se fajin e kanë investitorët që nuk aplikojnë.
“Realisht komuna nuk mund ta certifikojë një objekt për të cilin nuk është aplikuar fare për pranim teknik, sepse shumica e këtyre ndërtesave banohen dhe janë ndoshta me vite në shfrytëzim e sipër dhe absolutisht nuk kanë apliku për pranim teknik”, ka thënë Sadiki për emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Kurse Dushi është shprehur se në të kaluarën kjo drejtori nuk kanë bërë inspektimin final.
“T’ju them të vërteten, unë kam pasur takime edhe me shoqatat e ndërtimtarëve dhe shqetësimi i tyre është permanent sa i përket çështjes së pranimeve teknike. Ata madje janë ankuar që në të kaluarën, Drejtoria e Inspekcionit nuk është marrë ose është marrë fare pak më çështjen e inspektimeve finale që nënkupton pjesën e pranimit teknik”, ka thënë Dushi.
Edhe
Olluri: S’ka mungesë të stafit për të dhënë certifikatë përdorimi, por mungesë të kërkesave
Dushi ka shtuar se kjo ka ndodhur edhe për shkak të kapaciteteve që kjo drejtori ka pasur, ku sipas tij kjo është njëra nder arsyet se pse nuk janë bërë inspektimet finale.