Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Arbër Sadiki, ka paralajmëruar rrezikun që ngulmimi për ndërtime në Prishtinë të sjellë në një situatë ku ndërtimet të mbesin pa shitur e të shkaktohet zhvleftësim i objekteve.
Në emisionin “038” në KTV të premten, Sadiki ka thënë se pavarësisht ngritjes së çmimeve në vitin e fundit, shifrat e kërkimit të lejeve ndërtimore janë të ritmit të njëjtë si të viteve të shkuara.
“Ka qenë pritshmëri që intensiteti të bjerë për shkak të ngritjes së çmimeve në të gjitha artikujt, e sidomos në materialet ndërtimore, por statistikat që kemi pas mundësi t’i analizojmë deri tash, pasi tash bëhen një vit që jam në këtë pozicion dhe i kam krahasuar, po thuajse është i njëjti ritmi i aplikimeve. Arsyet s’jam në gjendje t’i them. Faktorët ndoshta s’lidhen me shitjen apo kërkesën sepse kemi përshtypjen, në bazë të analizave, që shpesh ndërtuesit vazhdojnë me inercion për ndërtime të reja, pa bërë kalkulim sa është interesi i vërtetë i qytetarëve, blerësit a fuqisë blerëse”, ka thënë ai.
Sadiki ka deklaruar se po përpiqen t’i ndajnë studimet edhe me ndërtuesit, që të shmanget pika që “të ketë zhvleftësim të pasurisë së ndërtuar”.
Ai ka ndërlidhur këtë rrezik me atë të krizës botërore ekonomike të 2008-s.
“Nëse shkohet pa analiza, gjithmonë ekziston rreziku për të përfunduar në situatën që do të jetë vonë...”, ka thënë ai.
-
Sadiki: Inflacioni nuk ndikoi në rënien e kërkesave për leje të ndërtimit në Prishtinë
-
Vazhdon rritja e çmimeve të banesave në Prishtinë, ekspertët tregojnë arsyet
-
Rriten çmimet e patundshmërive, shitësit tregojnë katër lagjet më të shtrenjta në Prishtinë
-
Rrivlerësimi nga Ministria e Financave pritet të rritë çmimet e patundshmërive
-
Inspektorati e drejtori i Urbanizmit më qëndrime të ndryshme për moslegalizimin e ndërtimeve