Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sadiki: Inflacioni nuk ndikoi në rënien e kërkesave për leje të ndërtimit në Prishtinë

Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar në uljen e kërkesave për t’u pajisur me leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës.

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Arbër Sadiki, në një intervistë në emisionin “Sot” në KTV, ka thënë se përkundër që kanë pritur që numri i kërkesave të bie, si pasojë e krizës ekonomike globale dhe rritjes së të gjitha çmimeve, kjo nuk ka ndodhur.

“Nuk mund të themi se ka ndonjë rënie, pavarësisht se ka pasur edhe ndryshime ekonomike globale, ku ka pasur edhe rritje të çmimeve të materialeve ndërtimore, edhe të të gjitha produkteve, është pritur të ketë një rënie, por përkundrazi aplikimet, tendenca për t’u pajisur me leje ndërtimore është në trendin e njëjtë me vitet e kaluara”, ka theksuar Sadiki.

Ai gjithashtu ka folur për platformën “e-leja” e cila pritet të lansohet nga 1 janari. Nëpërmjet saj pritet të digjitalizohet procesi i pajisjes me leje ndërtimore.

Sadiki ka thënë se drejtoria e Urbanizmit është një prej drejtorive që ballafaqohet me shumë kërkesa nga qytetarët, investuesit, ndërtuesit, pronarët e tokave, dhe se e ka të domosdoshëm një digjitalizim.

Kjo sipas tij do të ofrojë edhe efikasitet e edhe transparencë në procesin e pajisjes me leje të ndërtimit.

Edhe Prishtina s’i ndal ndërtimet, rrezikohet që objektet të mbesin pa u shitur Arbëri Prishtina s’i ndal ndërtimet, rrezikohet që objektet të mbesin pa u shitur

Ai ka thënë se lëndët nuk do të kenë nevojë as të arkivohen në letra.

“Ne besojmë që në bazë të kësaj strategjie njerëzit mund të pajisjen me kushte ndërtimore, me leje ndërtimore, fare pa ardhur në administratën e kryeqytetit”, ka theksuar Sadiki.

Kjo sipas tij do të lehtësojë punën edhe për administratën e edhe për qytetarët.