Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
60 MINUTA

Rritja e çmimeve dhe kriza ekonomike, sot në 60 Minuta me Visar Azemin

Visar Azemi KTV

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë i ftuar sot në emisionin 60 Minuta për të diskutuar lidhur me krizën aktuale me çmimet në Kosovë dhe kërkesat e LDK në rezolutën e propozuar në Kuvend për uljen e TVSH dhe akcizës.

Në këtë intervistë flasim edhe për hetimet dhe problemet që LDK ka hasur në njehsorët elektrikë të KEDS-it ku është konstatuar matja e gabuar e orëve të shpenzuara të energjisë elektrike?

Përse qeveria sipas LDK-së nuk po ndërhynë me vendime për të ndikuar në uljen e çmimit të naftës?

A mund të përballemi me krizë të furnizimit të naftës si shkak i zgjatës së luftës në Lindjen e Mesme?

Cili është qëndrimi i LDK për projektligjin për çmimet tavan i miratuar në qeveri?

Cilat janë informatat që LDK ka ndarë me Prokurorinë për njehsorët elektrikë të KEDS-it?

Edhe Azemi-Tafarshikut: Juve nuk ju besoj. Prandaj kam shkuar në Prokurori Arbëri 2 muaj më parë Azemi-Tafarshikut: Juve nuk ju besoj. Prandaj kam shkuar në Prokurori

Kush është përgjegjës për matjen e gabuar të kohës në njehsorët elektrikë të KEDS-it dhe si duhet të kompensohen qytetarët për këto matje?

A pritet të përballen qytetarët me një rritje të re të tarifave të energjisë dhe cila do të duhej të ishte ndërhyrja e qeverisë për të parandaluar këtë rritje?

A është në rënie ekonomie bazuar edhe në raportin e FMN dhe cili do të jetë ndikimi te mirëqenia e qytetarëve më një rritej të ngadalësuar ekonomike dhe inflacion prej 5.9%?