Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, e ka akuzuar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me KEDS-in se po i fshehin provat lidhur me skandalin e njehsorëve elektrikë.
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Azemi ka thënë se KEDS-i bashkë me ministrinë kanë dalë në terren dhe i kanë hequr njehsorët që kanë matur gabimisht energjinë elektrike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi më tej ka thënë se me këto veprime, ata po kryejnë vepër penale.
“KEDS-i bashkë me ministrinë po i fshehin provat, kanë dalë në terren me shpejtësi dhe i kanë hequr njehsorët që kanë matur gabimisht, ato prova i kanë dërguar diku ku ne nuk e dimë, në disa njoftime që unë i kam parë të lëshuara në fatura nga KESCO, iu është ndërruar njehsori, shkruan që njehsorin e kanë marrë për ta verifikuar dhe më pas tregojnë nëse u kanë borxh ose jo. Unë fshehjen e gjurmës e njoh si vepër penale. Prandaj, kjo është një prej gjërave që duhet ta ndalin menjëherë këtë fshehje”, ka thënë Azemi.
Ai ka shtuar se synojnë që t’i drejtohen Parlamentit me peticion për hetim të çështjes.
“Me peticion synojmë t’i drejtohemi Parlamentit të Kosovës për t’u siguruar që do të ketë një hetim të drejtë, fer e të paanshëm dhe që kompensimi për qytetarët të ndodhë në afat sa më të shpejtë. Ne jemi vjedhur. Ka ardhur në shtëpitë tona na ka vjedhur dhe shteti nuk ka ndërmarrë asgjë, nuk duhet ndalur. Nëse është e nevojshme duhet të dalim edhe në rrugë e të kërkojmë drejtësi në çfarëdo forme, por duhet të ndodhë mobilizim qytetar në masë më të madhe, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se çka ka ndodhur”, ka thënë ai.
Lidhur me rritjen e çmimit të naftës, Azemi ka thënë se shteti duhet të marrë masa që t’i mbrojë qytetarët.
Sipas tij, qeveritarët nuk u dalin në ndihmë qytetarëve pasi që paratë do t’i përdorin si subvencione në kohë të zgjedhjeve.
“Kur qytetari nuk mund të marrë masa e ta mbrojë veten duhet që shteti të vijë në shprehje në këtë rast dhe t’i dalë zotë. Ne si qytetarë nuk mund ta kontrollojmë luftën atje (në Lindjen e Mesme) për ta pasur koston e naftës të lirë, kërkojmë nga shteti të intervenojë, por shteti nuk do që t’i shpenzojë paratë e veta në këto ulje të taksave. Në këtë rast, shteti po pasurohet dhe atë pasuri nuk dëshiron ta kthejë te qytetarët e ta zbresë taksën, por po thotë unë ua jap juve më pas si subvencione sepse më duhen për zgjedhje. Sa herë ka pasur zgjedhje këta periodikisht kanë dhënë para në formë të subvencioneve. Sërish do të përfundojë njësoj sikurse herëve të kaluara, nuk ka kurrfarë ndryshimi. Të gjitha këto para po ruhen për t’u dhënë në kohë të zgjedhjeve”, ka thënë ai.