Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka konfirmuar për emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV se ka pranuar parashtresë për trajtimin e shqetësimit të ndërmjetësve të Regjionit të Gjilanit, për shqetësimet konkrete të ndërmjetësuesve duke ngritur dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Artan Arifi, i cili sipas pretendimeve ka ndarë lëndët në mënyrë jo të drejtë.
Sipas përgjigjes. kjo lëndë është proceduar për punë të mëtutjeshme tek prokurori i rastit.
“Ju informoj se me datë 12.04.2022, nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kemi pranuar parashtresë për trajtimin e shqetësimit të ndërmjetësve të Regjionit të Gjilanit, me vërejtje për zyrën për ndërmjetësim të Gjykatës Themelore në Gjilan. Po ashtu nga ndërmjetësuesi, anëtar i Bordit të Ndërmjetësuesve të Regjionit të Gjilanit, kemi pranuar një plotësim-parashtrese për shqetësimet konkrete të ndërmjetësuesve duke ngritur dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Kjo lëndë është proceduar për punë të mëtutjeshme tek prokurori i rastit”, thuhet në përgjigjen e Kryeprokurorit.
-
Arrestohet një gjyqtar, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Kërkohet paraburgim për dy zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës
-
MD-ja thotë se nuk ka kompetenca të ndërmarrë veprime për punëtorët e gjykatës
-
Xhelili: Dyshohet që lëndët nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë, u takon organeve të merren
-
Dy ndërmjetësuesit mohojnë se lëndët i morën me të njohshëm nga zyrtari i gjykatës