Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, thotë se ka dyshime që ndarja e lëndëve nuk është bërë në mënyrë të drejtë bazuar në ankesat e ngritura, por kjo çështje ajo thotë se i takon organeve të drejtësisë që ta zbardhin të vërtetën.
Pretendimet e ngritura nga ana e ndërmjetësuesve në Gjilan se zyrtari Artan Arifi ka angazhuar gjithë kohen vetëm një apo dy ndërmjetësues, mohohen nga ai.
Zyrtari Artan Arifi ka mohuar pretendimet e ngritura nga ana e ndërmjetësuesve në Gjilan se ka angazhuar gjithë kohën vetëm një apo dy ndërmjetësues.
“Ndarja e lëndëve është bërë në bazë të përzgjedhjes nga ana e palëve në procedurë, duke u bazuar në nenin 10 të ligjit për ndërmjetësim me nr 06/L-009”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”.
-
Oda e Ndërmjetësuesve: Nuk është në rregull nëse lëndët ndahen te një apo dy persona
-
Dy ndërmjetësuesit mohojnë se lëndët i morën me të njohshëm nga zyrtari i gjykatës
-
Xhelili: Tarifat e ndërmjetësuesve janë të ulëta për peshën e punës
-
Mosdërgimi i raporteve të punës, mangësi për Odën e Ndërmjetësuesve – kërkojnë ndryshim ligji
-
Xhelili: Të hapet konkurs për ndërmjetësues të rinj