Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Xhelili: Tarifat e ndërmjetësuesve janë të ulëta për peshën e punës

Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, ka thënë se tarifa prej 40 euro për zgjidhjen e një rasti është e ulët në krahasim me peshën dhe punën që ndërmjetësuesit kryejnë, duke shtuar se kjo tarife ishte edhe më e ulët.

“Është pozitive që ka ardhur deri te ngritja e tarifave, tash kemi tarifën 40 euro, mirëpo për peshën që e ka procesi i ndërmjetësimit, për marrëveshjet e mëdha që arritën për relativizmin e gjithë këtyre raporteve, prapë mendoj që nuk është shumë e kënaqshme, nuk janë mjaftueshëm duke e ditë rëndësinë. Edhe pse kemi shumë ndërmjetësues që ndërmjetësojnë edhe vullnetarisht pa u thirr vetëm në tarifë, e bëjnë punën shumë dinjitetshëm, janë shumë profesional. Megjithatë, tarifa kish me qenë ose është e kënaqshme karshi rasteve edhe marrëveshjeve që arrihen edhe të jenë tarifa me të larta, po krahasimisht edhe me profesione tjera”, është shprehur ajo.

Xhelili ka thënë se ka raste kur zgjasin me seanca të tëra dhe tarifa është e njëjtë, gjë kjo që nuk i kompensohet mundi ndërmjetësit.

“Për peshën që kanë marrëveshjet, dhe varësisht kontesteve apo mosmarrëveshjeve, ka edhe që zgjasin me seanca të shumta dhe pavarësisht seancave për një rast është kjo tarifë prej 40 euro dhe jo gjithmonë në praktika është e kënaqshme. Tendenca, dhe po mendoj, përmbushja e ndërmjetësuesve kish me qenë nëse kjo tarifë kish me qenë ma e lartë që të kompensohet gjithë mundi”, ka thënë Xhelili.