Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, tha se aktualisht ka 89 ndërmjetësues të regjistruar në Odë.
E ftuar në emisionin “Tempus” të KTV-së, Xhelili ka thënë se ndërmjetësuesi jo domosdoshmërisht duhet të jetë jurist.
“Unë po i referohem aspektit prej Odës, prej numrave të fundit që kemi të anëtarësisë. Aktualisht kemi 89 anëtarë të Odës, prej ndërmjetësuesve prej fillimit janë të licencuar diku 190 ndërmjetësues, prej tyre disa kanë vdekur, kanë ndryshuar profesion, pra kemi një numër në rënie. Megjithatë, po i referohem numrit të fundit të anëtarësisë të vitit 2022, që i kemi 89 aktualisht. Për të qenë ndërmjetësues, jo domosdoshmërisht (duhet të jetë jurist)”, ka thënë Xhelili.
Sipas saj, ka ndërmjetësues që janë ekonomistë, sociologë, psikologë, mjekë, e të tjerë.
“Pjesa tjetër plotësuese është të jenë orientues të mirë të bisedës, lehtësues të mirë të bisedës, vigjilent dhe kjo është e gjitha që i plotëson”, shtoi Xhelili.
-
Xhelili: Të hapet konkurs për ndërmjetësues të rinj
-
Oda e Ndërmjetësuesve vepron në kontejnerë
-
Xhelili: Tarifat e ndërmjetësuesve janë të ulëta për peshën e punës
-
Mosdërgimi i raporteve të punës, mangësi për Odën e Ndërmjetësuesve – kërkojnë ndryshim ligji
-
Oda e Ndërmjetësuesve: Nuk është në rregull nëse lëndët ndahen te një apo dy persona