Ganimete Xhelili, kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se ky institucion punon në kontejnerë.
“Deri në këtë vit nuk ishte zyra funksionale me mjete të punës. Tash kemi një zyrë funksionale, por vazhdojmë të punojmë në kontejnerë. Përveç asaj, japim shumë vullnetarizëm, puna e Bordit të Odës, është e gjitha vullnetare”, ka thënë Xhelili në “Tempus“.
Ajo ka shtuar se këtë vit qëndrueshmërinë e Odës e ka krijuar pjesa e anëtarëve që i kanë.
“Ajo që ka mbërri të krijojë qëndrueshmëri të Odës këtë vit, po konsideroj është pjesa e anëtarëve të Odës që i kemi tash, 89 anëtarë dhe kjo ka mbërri ta krijojë një qëndrueshmëri së paku për mjete të punës të Odës”, ka deklaruar Xhelili, duke pohuar se Oda po vetëfinanciohet.
-
Xhelili: Numër në rënie i ndërmjetësuesve, aktualisht janë 89
-
Mosdërgimi i raporteve të punës, mangësi për Odën e Ndërmjetësuesve – kërkojnë ndryshim ligji
-
Oda e Ndërmjetësuesve: Nuk është në rregull nëse lëndët ndahen te një apo dy persona
-
Xhelili: Tarifat e ndërmjetësuesve janë të ulëta për peshën e punës
-
Xhelili: Të hapet konkurs për ndërmjetësues të rinj