Pretendimet e ndërmjetësuesit nga Gjilani, Ruzhdi Gagica, se lëndët e ndërmjetësimit janë ndarë në mënyrë të padrejtë dhe në mënyre selektive vetëm për ndërmjetësuesit Fadil Sinanaj dhe Baki Sylejmani, janë mohuar nga të dy të përmendurit.
Ata thonë se palët kanë bërë përzgjedhjen e tyre në përputhje me ligjin. Fadil Sinanaj ka thënë se deri në vitin 2019 ai e ka pasur zyrën e ndërmjetësimit në qendër të Gjilanit, ku ka bërë publicitet të madh, duke ndarë edhe shumë vizitëkarta, dhe kjo, sipas tij, i ka ndihmuar atij që të njihet në Gjilan, duke ndikuar që edhe palët ta zgjedhin atë si ndërmjetësues për zgjidhjen e lëndëve të tyre.
Ai ka mohuar se lëndët ju kanë ndarë atij nga zyrtari Artan Arifi, për shkak të ndonjë preference apo interesi.
“Edhe unë i kam ni këto muhabete e që nuk është e vërtetë. Se realisht Artani nuk i ndan rastet e ndërmjetësimit, po Artani është vetëm një zyrtar aty i gjykatës që e ka caktuar gjykata një lloj koordinatori, po rastet e ndërmjetësimit, pala vetë, edhe pala e nënshkruan marrëveshjen që po me pëlqen ky ndërmjetësues me ia kryer ndërmjetësimin”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka arsyetuar pse ka pasur ka pasur lëndë më shumë se ndërmjetësuesit tjerë.
“Unë prej 2014 jam i licencuar si ndërmjetësues. Deri në vitin 2019 unë e kam pas zyrën e ndërmjetësimit në qendër të Gjilanit, zyrën ndërmjetësues i licencuar edhe ashtu kam bërë edhe shumë reklamë unë, kam shpërndarë shumë vizitkarta, që shumë palë e dinë që unë jam ndërmjetësues. Jam edhe avokat prej 2019-tës, kështu që shumica e klientëve e dinë që jam edhe ndërmjetësues edhe avokat. Ka edhe ndërmjetësues të tjerë që edhe ata kanë shumë lëndë, mirëpo në kohën e fundit rastet e ndërmjetësimit sidomos në penale, janë kryer me procedurë të shpejtë. Prej seancës gjyqësore palët propozojnë ndërmjetësimin edhe ato palë menjëherë shkojnë në zyrën e ndërmjetësimit, ndërmjetësuesi që e ka ndonjë avokat shok, avokati thotë po e di që ky është ndërmjetësues edhe atë e propozon”, ka shpjeguar ai.
Edhe
Xhelili: Dyshohet që lëndët nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë, u takon organeve të merren
Sinanaj ka theksuar faktin se kjo nuk ka të bëjë me zyrtarin e Gjykatës, Artan Arifi, por që janë vetë palët ato që e kanë bërë përzgjedhjen.
Edhe ndërmjetësuesi Baki Sylejmani, ka mohuar pretendimet se përzgjedhja e tij është bërë nga zyrtari Artan Arifi, por që sipas tij, palët kanë vendosur të zgjedhin atë si ndërmjetësues.
-
Kallëzim penal për ndarjen e dyshimtë të lëndëve të ndërmjetësimit në Gjilan
-
Oda e Ndërmjetësuesve: Nuk është në rregull nëse lëndët ndahen te një apo dy persona
-
MD-ja thotë se nuk ka kompetenca të ndërmarrë veprime për punëtorët e gjykatës
-
Dyshimet për keqpërdorim nga ana e zyrtarit të Gjykatës, prokuroria ndan rastin për hetim