Pagesa me para në dorë e porosive online e vështirëson punën për gjetjen e individëve që po mashtrojnë qytetarët.
Ilir Murtezaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, në emisionin “Betimi për Drejtësi” në KTV, ka thënë se kur një pagesë bëhet përmes bankës mundësia e mashtrimit zvogëlohet.
Sipas tij, vite më parë ka qenë vendosur një kufizim që transaksionet me vlerë mbi 500 euro të paguhen detyrimisht përmes bankës. Megjithatë, ka thënë se në një draf të ri po mendohet që të ulet vlera deri në 100 euro.
“Do të thotë të paguajnë përmes xhirollogarisë bankare dhe kufizimi apo ulja në vlerën 100 euro të detyrimit për të paguar përmes bankës, sigurisht do ta minimizonte mundësinë e evazionit fiskal sepse kur kryhet një transaksion përmes bankës, atëherë mundësia e manipulimit me ndryshim të çmimeve nga ajo që është reale me atë se çfarë paguhet është shumë ma e vogël”, ka thënë ai.
-
Murtezaj: 275 biznese që aktivitet e kanë shitjen online, vitin e kaluar kishin 10 milionë euro qarkullim
-
Kosova, mjedis i favorshëm për bankat – rrisin tarifat
-
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 mijë euro
-
Policia në Mitrovicë apelon për kujdes nga mashtrimet dhe keqpërdorimet e llogarive bankare
-
Policia paralajmëron mashtrime me mesazhe që zbrazin llogaritë bankare në Prizren