Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para të gatshme.
Siç bëhet e ditur, këto pagesa duhet të bëhen vetëm përmes llogarisë bankare ose formave elektronike të pagesës.
“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Murati: Kosova po ndërmerr masa për të parandaluar financimet e paligjshme
-
Azemi: Nga janari i vitit të ardhshëm do të kërkojmë që paga minimale të jetë 600 euro
-
Avokati i Popullit kërkon që KGJK-ja ta rishqyrtojë rritjen e taksave gjyqësore
-
Rreth 40 punëtorë të angazhuar privatisht në KEK ankohen se marrin shumë më pak sesa paga minimale
-
Frika nga krizat po i shtyn evropianët të mbajnë më shumë para të gatshme