Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

“Shpërthimi” i Beqiragiqit bëhet lajm në mediat boshnjake

Adis Beqiragiq

Si rrallë herë në karrierën e gjatë, Adis Beqiragiq shpërtheu të dielën në ndeshjen e Trepçës ndaj Bashkimit. Ai reagoi pas një vendimi të gjyqtarëve, ndërsa hyri në mes të fushës. Mezi është ndalur më pas nga lojtarët e Trepçës, gjatë vërsuljes ndaj gjyqtarit.

Trajneri i Trepçës u largua nga banka, ndërsa të martën u pezullua me një ndeshje dhe u gjobit me 600 euro nga FBK-ja.

Shpërthimi i Beqiragiqit ndërkohë është bërë lajm në mediat boshnjake. Ai është nga Bosnjë-Hercegovina, ndërsa ka drejtuar me sukses përfaqësuesen e këtij vendi.

“Beqiragiqi solli ndërprerjen e ndeshjes në Kosovë”, ka shkruar mediumi “Dnevni Avaz”.

“Adis Beqiragiq bëri kaos në Kosovë: Hyri në parket dhe mes sharjeve ndërpreu ndeshjen”, ka shkruar “Oslobogjenje”.

Edhe Beqiragiq suspendohet për një ndeshje dhe gjobitet Basketboll Beqiragiq suspendohet për një ndeshje dhe gjobitet

Në frymë të njëjtë kanë shkruar edhe mediat tjera në Bosnjë-Hercegovinë, ku trajneri i Trepçës është goxha i respektuar.

Beqiragiq ka disa vjet që e udhëheqë Trepçën me shumë sukses. Nën drejtimin e tij skuadra mitrovicase mblodhi gjithë trofetë në dy vjetët e fundit. Tekniku boshnjak shprehu shumë pakënaqësi ndaj punës së arbitrave në dy ndeshjet e fundit.