Basketboll

Beqiragiqi jep dorëheqje nga posti i selektorit te Bosnjë-Hercegovina

Adis Beqiragiq

Adis Beqiragiq

Adis Beqiragiqi ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Përfaqësueses së Bosnjë-Hercegovinës në basketboll. 

Beqiragiqi ka njoftuar se për arsye shëndetësore e njoftoi dorëheqjen nga Bosnjë-Hercegovina. 

Beqiragiq është trajner i kampiones së Kosovës në basketboll, Trepçës. 

“Të nderuar anëtarë të Bordit Drejtues, po ju shkruaj pasi mora një nga vendimet më të vështira të karrierës sime. Do të jem, si gjithmonë, i drejtpërdrejtë. Po jap dorëheqjen si trajner kryesor i ekipit të basketbollit të të rriturve të Bosnjës-Hercegovinës. Ka disa arsye, por kryesorja lidhet me atë që është më e rëndësishme për të gjithë ne - shëndetin. Gjatë tre viteve të fundit, kam kapërcyer shumë. Dhe në një farë mënyre i kam kapërcyer të gjitha për shkak të dashurisë që ndiej për vendin tonë dhe ekipin kombëtar. Megjithatë, stresi më goditi thellë gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve për Eurobasket. Preku të gjithë organizmin, vetëm unë e di se çfarë kam kaluar, domethënë çfarë pasojash vuaj edhe sot. Pa përmendur që së shpejti do të bëj një operacion”, ka shkruar Beqiragiqi. 

55-vjeçari Beqiragiq selektor i Bosnjë-Hercegovinës u emërua në vitin 2022.

Beqiragiqi e drejtoi Bosnjë-Hercegovinën në dy Kampionate Evropiane të Basketbollit. 

Së fundi, Beqiragiqi e udhëhoqi Bosnjë-Hercegovinën drejt fazës nokaut në Eurobasketin e kaluar.

Kalimi i grupit në Evropianin e basketbollit u vlerësua sukses i madh për Bosnjën dhe Beqiragiqin.