Basketboll

Beqiragiqi përmend Kosovën kur pyetet për të ardhmen e Bosnjës

Adis Beqiragiq

Adis Beqiragiq ka udhëhequr Bosnjë-Hercegovinën deri në një të tetën e finales në Eurobasket. Ai tani pritet t'iu kthehet obligimeve te Trepça, kampionia e Kosovës në basketboll. Beqiragiq ka dy vjet që është trajner i Trepçës. I pyetur të dielën në konferencë për shtyp për të ardhmen e Bosnjë-Hercegovinës, Beqiragiq ka përmendur fjalën "përhajr" duke thënë se ajo përdoret në Kosovë dhe është e duhura për të përshkruar situatën.

"Nuk dua të gënjej, nuk e di të ardhmen. Nuk e di, nuk e di. Siç do të thonin në Turqi, në fakt në Kosovë, 'përhajr'. Eh kështu, 'me hajr'! Nuk e di,  nuk e di. Do të bëhet mirë", ka thënë Beqiragiq.

Bosnja u eliminua të dielën nga Polonia.