Pas xhiros së tretë, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina ishin pa fitore.
Pas xhiros së katërt, Bosnjë-Hercegovina e ka fitoren e parë, ndërsa Kosova e ka pësuar edhe një humbje. Madje shumë të thellë.
Të martën në Lituani, basketbollistet e Kosovës U18 pësuan 94:54 nga Bosnjë-Hercegovina. Ndeshja i takoi Kampionatit Evropian të Divizionit B.
Boshnjaket i fituan të gjithë katër çerekët për triumf bindës në fund.
Malvina Haziri i kishte 19 pikë e shtatë kërcime për Kosovën, por edhe tetë topa të humbur. Aria Belegu i kishte gjashtë pikë e pesë kërcime, ndërsa 12 pikë, por me efikasitet goxha të ultë i realizoi Klea Gashi.
Kosova U18 tashmë është mposhtur nga Ukraina, 62:51, nga Lituania, 87:38, nga Islanda, 82:50. Në grup e ka edhe ndeshjen me Azerbajxhanin, të mërkurën në mëngjes.