Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka publikuar ranglistën e re të ekipeve përfaqësuese të meshkujve.
Ranglista e re është publikuar pak ditë pas përfundimit të Eurobasketit.
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka rënë për plot tetë pozita. Tani Kosova është e 85-ta.
Ndërkohë Shqipëria ka rënë për dy pozita dhe renditet e 97-ta.
E para në ranglistë vazhdon të jetë SHB-ja. Gjermania ka përparuar për një pozitë dhe tani është e dyta. Gjermania e fitoi Eurobasketin.
Serbia ka rënë në pozitën e tretë, ndërsa pas saj janë Franca, Kanadaja, Australia, Spanja, Argjentina, Lituania dhe Brazili.
Turqia ka përparuar për plot 15 pozita dhe tani renditet e 12-ta. Turqia arriti deri në finale të Eurobasketit.
