Jalen Brunson i shënoi 32 pikë në fitoren që New York Knicks e arriti ndaj Indiana Pacersit.
Me këtë fitore, Knicksi mban gjallë shpresat për të avancuar në finale të NBA-së.
Indiana, megjithatë, është vetëm një fitore larg triumfit në Konferencën e Lindjes.
Fitorja 111:94 e Knicksit në shtëpi, e ka ngushtuar rezultatin e serisë finale të kësaj Konference në 3:2.
Karl-Anthony Towns luajti pavarësisht lëndimit në gju dhe realizoi 24 pikë e 13 kërcime në fitore.
Më i miri te Pacersi ishte Bennedict Mathurin me 23 pikë e nëntë kërcime.
Ndeshja e gjashtë luhet të shtunën.