Pasi e nisi me fitore edicionin 2025/26 ndaj kampiones në fuqi, Trepçës, GO+Peja, të dielën ka arritur që të fitoj edhe ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 76:71.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “13 Qershori” në Suharekë dhe i takoi xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja mes GO+Pejës dhe Golden Eagle Yllit është dashur të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”. Por pasi palestra në “Karagaçi” është e zënë nga Komisioni Qendror Zgjedhor u vendos që të luhej në “13 Qershori”.
Për Yllin ishte disfata e dytë pasi edhe në xhiron e parë u mposht nga Sigal Prishtina.
Peja e nisi më mirë takimin duke e fituar çerekun e parë me rezultatin 21:13.
Ylli u kthye duke e fituar bindshëm çerekun e dytë 27:14 dhe kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 40:35.
Dy çerekët e fundit i fitoi Peja me rezultatet 23:19 dhe 18:12.
Alan Herndon u dallua te Peja me 13 pikë dhe dhjetë asistime. Lojë të mirë pati edhe Malcolm Armstead i cili shtoi 18 pikë, tri kërcime dhe shtatë asistime.
Te Ylli u veçua Brandon Huffman me 15 pikë dhe nëntë kërcime.