Vëllaznimi i Gjakovës duhet të paguajë 2200 euro për incidentin që ndodhi në ndeshjen ndaj Bashkimit të Prizrenit.
Në fund të çerekut të dytë disa tifozë vendas kanë sulmuar disa shikues mysafirë që ishin në ballkonin përballë tribunës kryesore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë po nga ai ballkon një shikues vendas hodhi një shishe në drejtim të trajnerëve të Bashkimit, që goditi ndihmës-trajnerin Bledar Gjeqaj.
Komisioni i Garave i FBK-së pos që ka gjobitur Vëllaznimin me 2200 euro, ka vendosur që skuadra gjakovare mos të ketë shikues në ballkonin prej nga u hodh shishja.
Ndërkohë me 1400 euro është gjobitur Sigal Prishtina për incidentet që ndodhën në ndeshjen e së enjtes ndaj Yllit. Trepça është gjobitur me 700 euro për fyerje të shikuesve ndaj lojtarëve të Pejës.