Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Fitore historike e KBF Peja 03 në “FIBA Europe Cup”

Peja 03

Basketbollistet e Peja 03 kanë shënuar sukses historik. 

Të mërkurën mbrëma e fituan ndeshjen e parë në “FIBA Europe Cup”. 

Për skuadrën pejane është debutim në këtë garë, ndërsa suksesi u arrit në udhëtim te Levhartice Chomutov e Republikës së Çekisë, pas fitores 73:65. 

Vendëset dominuan në dy çerekët e parë duke fituar 19:16 dhe 19:12, duke shkuar në pushimin e gjatë me dhjetë pikë dallim, 38:28. 

Por, basketbollistet e udhëhequra nga trajneri Izzat Ismail, shkëlqyen pas pushimit. 
Me rezultatin 19:10 e fituan çerekun e tretë, ndërsa dhjetë minutat e fundit i fituan me shifrat 26:17, për fitoren e madhe në debutim. 

Edhe KBF Peja 03 mposhtet sërish në “FIBA Eurocup Women” Basketboll KBF Peja 03 mposhtet sërish në “FIBA Eurocup Women”

Eve Wembanyama pati statistikat më të mira te skuadra pejane. Ajo i pati plot 27 pikë të realizuara, gjashtë kërcime e tri asistime. 

Kontribut të madh në fitoren e së mërkurës mbrëma te KBF Peja 03 dha edhe Jacaira Allen, me 18 pikë, plot 12 kërcime e një asistim. Dazia Lawrence i shënoi 16 pikë, ndërsa shtoi edhe tri kërcime e po aq asistime. 

Nga basketbollistet vendore nuk u shënua asnjë pikë. 

KBF Peja 03 është në Grupin F, ku janë edhe Kibirkstis-TOKS dhe Rutronik Stars Keltern. 

Edhe Peja shënon fitoren e parë në ENBL Basketboll Peja shënon fitoren e parë në ENBL

Ndeshjen e radhës e luan më 16 tetor ndaj Kibirkstis-TOKS, që është skuadër nga Lituania. 

Dy të parat e secilit prej 12 grupeve dhe katër më të mirat e vendeve të treta, avancojnë në fazën nokaut.