Bosnjë-Hercegovina ka shënuar fitore shumë të rëndëisshme të martën në Eurobasket.
Në kuadër të Grupit C, Bosnja në Qipro fitoi ndaj Greqisë me rezultat 80:77. Përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës është trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq.
Bosnjën drejt fitores e udhëhoqi Jusuf Nurkiq me 18 pikë, dhjetër kërcime e tri asistime. John Roberson po ashtu i kishte 18 pikë. Edin Atiq i realizoi 15 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGreqia u paraqit pa yllin më të madh, Giannis Antetokounmpo. Më i miri te grekët ishte Kostas Sloukas me 15 pikë e tetë asistime.
Për Greqinë ishte humbja e parë pas tri fitoreve. Bosnja tani ka dy fitore e dy humbje. Të enjten Bosnja e Beqiragiqit luan me Gjeorgjinë, ndërsa Greqia me Spanjën.