Basketboll

Beqiragiqi e fillon me fitore bindëse Eurobasketin

Adis Beqiragiq

Trajneri i skuadrës së basketbollit Trepça, Adis Beqiragiq, e ka nisur me fitore bindëse Eurobasketin.

Beqiragiqi është përzgjedhës i Bosnjë-Hercegovinës që të enjten fitoi ndaj Qipros me rezultat 91:64. 

Jusuf Nurkiq ishte më i miri te boshnjakët me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Adin Vrabac i kishte 10 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Kenan Kamenjash shtoi nëntë pikë e tetë kërcime.

Ndeshja në Qipro i takoi Grupit C. Po të enjten Franca fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 92:64.