Bora ka shënuar fitore prej nëntë pikëve në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll dhe ka bërë hap të madh drejt kalimit në gjysmëfinale.
Skuadra prishtinase e mposhti atë rahovecase me rezultatin 79:70, në duelin që u zhvillua në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Pas dy javësh zhvillohet ndeshja kthyese.
Skuadra që i shënon dy fitore avancon në gjysmëfinale, ku do të përballet me fituesin e duelit Trepça – Golden Eagle Ylli.
Mysafirët e fituan vetëm çerekun e parë 15:13, ndërsa vendësit triumfuan në dy periudhat e tjera të lojës, që mjaftuan për fitore. 25:19 u mbyll çereku i dytë, kurse i treti 23:18. Dhjetëminutëshi i fundit ishte i barabartë, 18:18.
Më i miri në fitoren e Borës ishte Tyler Cheese, që shënoi 25 pikë, dhe pati katër kërcime e tri asistime. Kontribut në fitore dha edhe kapiteni Jetmir Zeqiri me 15 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.
Rahovecit 029 nuk i ndihmoi loja e mirë e Kentrell Pullian që shënoi 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.