Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volvoja ua ndryshon emrat disa modeleve

Gjiganti suedez i veturave, Volvo, ka zgjeruar ndjeshëm linjën viteve të fundit. Shtimi i modeleve ka shkaktuar konfuzion për shkak të emrave. Megjithatë, tani kompania ka dalë me zgjidhje duke hequr parashtesën “Recharge” nga modelet elektrike dhe hibride.

Si rezultat “XC40 Recharge” dhe “C40 Recharge” tani janë zëvendësuar me emrat “EX40” dhe “EC40.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy modelet i bashkohen linjës së Volvos elektrike, që përfshin edhe modelet “EX30”, “EX90 SUV” dhe “EM90”. Në të njëjtën kohë, hibridët “XC60 Recharge”, “S60 Recharge” dhe të tjerët kanë marrë parashtesën “T6” ose “T8”, varësisht nga fuqia që sjell kombinimi.

Zakonisht këta emra përdoreshin në të kaluarën për modelet me benzinë, por Volvoja është në tranzicion për të prodhuar vetëm vetura elektrike deri më 2030.