Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Zbulohet çmimi e specifikat e super Mercedes-AMG C 63

Mercedesi ka prezantuar çmimin dhe specifikat e linjës së tyre sportive AMG të rifreskuar të C-Class, atë C 63 e C63 S.

Me çmim fillestar prej 75 mijë euro për C 63 Saloon e 76 mijë euro për atë Estate, Coupe 77 mijë euro e atë Kabriolet prej 81 mijë euro, Mercedesi synon të kap kategorinë e njerëzve që quan miksin – rehatinë dhe shpejtësinë, transmeton koha.net.

Versionet standarde të tyre kanë 469 kuajfuqi ndërsa modelet S kanë 503 kuajfuqi.

C 63 S Saloon vjen me një çmim fillestar prej 85 mijë euro, ai Estate 86 mijë euro, Coupe prej 87 mijë eurosh e ai Kabriolet prej 92 mijë euro.

Këto vetura të reja mund të porositen tashmë, ndërsa porositë e para pritet të dorëzohen në tetor, transmeton koha.net.

Performancat këto modele i kanë mbresëlënëse. Ai C 63 S shpejtësinë nga 0 në 100km/h e arrin për 4 sekonda, e ai Estate për 4.01 sekonda. Modeli më i shpejtë mbetet ai Coupe me 3.9 sekonda, ndërsa ai më i ngadalti Kabrioleti me 4.1 sekonda.

Edhe Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve Auto 12 o. më parë Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve

Versionet jo S kanë performanca shumë më të “dobëta”.

{gallery}