Auto

Volkswageni zbulon modelin më të fuqishëm të Touaregit

Volkswageni ka zbuluar modelin e ri gjysmë hibrid dhe më të fuqishëm të SUV-it të saj, Touareg R.

Ky model hibrid plug-in ka 456 kuajfuqi dhe emiton CO2 rreth 44g/km sipas Volkswagenit.

Volkswagen Touareg R ka motorin 3.0 litërsh V6 i cili prodhon 335 kuajfuqi si dhe një tjetër elektrik me 134 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Këta motor bëjnë të mundur që Touareg R-i shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, sipas Volkswagenit, e arrin për rreth 5 sekonda.

Touareg R mund të vozitet deri në 140km/orë krejtësisht në fuqi elektrike dhe mund të përshkoj deri në 44 kilometra rrugë.

Ky model sportiv ka të njëjtën teknologji sikurse Audi Q7, Bentley Bentayga dhe Lamborghini Urus.

{gallery}