Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen T-Roc merr versionin “R”

Sektori SUV i Volkswagenit është zgjeruar me modelin e ri T-Roc R. Ky është modeli i dytë i divizionit “R”, duke iu bashkuar Golfit.

VW T-Roc R pritet të debutojë në mars në Geneva Motor Show, ndërsa do të rivalizojë direkt modelet Audi SQ2 dhe Cupra Ateca.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Modeli T-Roc është ndër modelet më të shitura të Volkswagenit, pas Golfit dhe Polos. Ai përdor edhe sistemin e njëjtë sikur të modelit Golf R, por vetëm se është më i lartë.

Nën kofano, modeli ka motor 2.0-litërsh me 296 kuajfuqi. Vjen me sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat e me marsh DSG me shtatë shpejtësi. Volkswageni thotë se shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra për orë, modeli e arrin për 4.9 sekonda, ndërsa top-shpejtësia e tij është 250 km/orë.

T-Roc R nuk është modeli më i shpejtë SUV i Volkswagenit. Më 2007 kompania pati lansuar modelin Touareg R50 me 345 kuajfuqi e motor 5.0-litërsh.

{gallery}