Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen planifikon ta lëkundë prodhimin për të rritur fitimet

Volkswagen

Volkswagen

Marka gjermane e automjeteve, Volkswagen, planifikon të rrisë fitimet me rreth 10 miliardë euro deri në vitin 2026, duke përmirësuar efikasitetin dhe duke ulur kostot, raportoi të hënën “Automotive”.

Kompania synon të dyfishojë prodhimin në 6.5 për qind si pjesë e programit. Fitimet e kompanisë në tremujorin e parë kanë rënë në 3 për qind nga 3.6 sa ishte në vitin 2022.

Drejtori ekzekutiv i VW-së, Oliver Blume, po kërkon të rrisë fitimet në markë. VW-ja po krijon një Zyrë të Menaxhimit të Projekteve për të zhvilluar dhe menaxhuar programin e quajtur "Acclerate Forward I Road to 6.5". Ish-shefi i saj në Kinë, Stephan Woellenstein, do të marrë drejtimin e saj.

Programi synon ta thjeshtojë gamën e modeleve të VË-së dhe ta bëjë zhvillimin dhe prodhimin më efikas.

Si pjesë e planeve, VW do të bashkojë prodhimin në më shumë marka me fabrikën e saj kryesore në Wolfsburg, duke ulur potencialisht kapacitetin.

Me kalimin në prodhimin e automjeteve elektrike që kërkojnë më pak punëtorë, VW-ja mund të reduktojë disa ndërrime nëpër fabrika. Deri më tani, kompania nuk po planifikon shkurtime të vendeve të punës, pasi një numër i madh i tyre pritet të dalin në pension dhe mund të mjaftojnë për ta reduktuar fuqinë punëtore.