Kompania amerikane e njohur si Nuro ka në plan të publikojë veturën e re pa shoferë në vitin e ardhshëm.
Nuro i testoi veturat e saj në R2 në Kaliforni gjatë muajit prill derisa gjatë vitit tjetër do të jepet leja për qarkullim publik dhe blerje të veturës.
Veturat do ta kenë të kufizuar lëvizjen deri në 56 km/orë dhe do lejohet të qarkullojë vetëm në kushte të motit të mirë.
“Lëshimi i lejes së parë të vendosjes është një moment i rëndësishëm në evoluimin e veturave autonome në Kaliforni”, ka deklaruar drejtori i Departamentit të automjeteve motorike në Kaliforni, Steve Gordon.
Kompania Nuro është themeluar nga dy ish-inxhinierë të Google dhe ka fonde nga firma japoneze, Sofbank.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetura vetë-vozitëse pa timon, pedale e pasqyra anësore, fillon testimin në SHBA
-
Policia amerikane ndal veturën pa shofer
-
Testimi i veturave pa shofer në rrugët publike, autoritetet rrisin kontrollin
-
Taksi pa shofer në rrugët e Spanjës, Uberi njofton planin për vitin 2026
-
Lituania teston automjetet autonome