Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Vetura vetë-vozitëse pa timon, pedale e pasqyra anësore, fillon testimin në SHBA

Vetura e parë vetë-vozitëse e dizajnuar që të mos kontrollohet nga njerëzit, pasi nuk ka timon, pedale apo pasqyra anësore, ka fituar të drejtën për tu testuar në rrugët publike në SHBA.

Nuro, kompania pas këtij dizajni, krijon vetura autonome për dërgimin e pakove, transmeton Koha.net.

Kjo veturë është gjenerata e dytë e Nuro’s, e cila thirret R2 dhe do të testohet në Houston të Teksasit.

Ky është përjashtimi i parë i rregullit që veturat të kenë mënyrën e kontrollimit nga njerëzit.

Shumica e rregullave për të testuar një veturë kërkojnë tipare të cilat i lejojnë shoferët që për siguri të marrin kontrollin e tyre.

Edhe Vitin tjetër publikohet vetura e kompanisë Nuro që lëviz pa shofer Auto Vitin tjetër publikohet vetura e kompanisë Nuro që lëviz pa shofer

Por gjatë një deklarate, sekretarja e transportit në SHBA, Elaine Chao ka thënë se pasi kjo veturë shpejtësinë maksimale e arrin 40 kilometra në orë, rregullat e tilla “nuk kanë më kuptim”.

Veturat e Nuro’s janë të dizajnuara që të operojnë pa shofer apo pasagjerë në to.

Në dizajn të R2, kjo kompani ka hequr pasqyrat anësore si dhe xhamin mbrojtës.

R2 përdorë radar, foto termale dhe kamera 360 shkallë për të drejtuar lëvizjet e saja.

Edhe Policia amerikane ndal veturën pa shofer Kuriozitet Policia amerikane ndal veturën pa shofer

Nuro është themeluar nga dy ish-inxhinierë të Google ndërsa financohet nga firma japoneze Softbank.

{gallery}